English

LSI emëron 4 sekretarë rajonalë dhe 2 kandidatë për kreun e Tiranës

Tiranë, 6 Korrik, NOA Update – Gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, janë zgjedhur 4 sekretarë rajonalë të kësaj force politike.

Konkretisht, emrat e tyre janë Nora Malaj për qarkun e Shkodrës, Leonard Beqiri për atë të Korçës, Besjan Pesha për qarkun Gjirokastër dhe Edmond Hoxha për atë të Dibrës.

Nga ana tjetër, Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim miratoi edhe dy kandidaturat për kreun e Tiranës, Edmond Panariti dhe Shezai Rrokaj.

“Do të përgëzoja dy profesorët që kanë paraqitur kandidaturën deri tani për të drejtuar LSI-në kryeqytet, duke ju uruar një fushatë të denjë siç është dhe profili dhe backgraund-i i tyre i tillë”, tha Meta lidhur me këto dy kandidatura të njohura.

Duke vijuar më tej ai vlerëson punën që ka nisur në kryeqytet por edhe në disa rajone të tjera, lidhur me paraqitjen e kandidaturave që marrin përsipër të organizojnë dhe drejtojnë LSI-në dhe njëkohësisht të drejtojnë LSI-në në zgjedhjet vendore që tashmë kanë trokitur.

n.e/NOA

KOMENTE