English

Meta: Transparenca që kërkon PS, nuk kryhet pa realizuar reformën zgjedhore (VIDEO)

Tiranë, 6 Korrik, NOA – Prioriteti i Lëvizjes Socialiste për Integrim mbetet reforma zgjedhore, si edhe ruajtja e stabilitetit makroekonomik të vendit duke përmirsuar treguesit kryesorë.

Kështu është shprehur kryetari i kësaj force politike, Ilir Meta, gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Kryesisë së saj duke folur për situatën më të fundit politike në vend dhe riorganizimin e LSI-së për zgjedhjet vendore.

“Kjo kohë konfirmoi se ne bëmë zgjedhjen e dukur, në një moment të rëndësishëm dhe delikat. Bëmë zgjedhjen më të duhur, garantuam stabilitetin politike dhe institucional të vendit. kontribuuam për mbarëvajtjen e institucioneve kushtetuese”, tha ai lidhur me 1 vit qeverisë bashkë me PD-në.

Sipas tij, Shqipëria, brenda kësaj periudhe ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin vizave, ç’ka përbën dhe bazën e propozimit pozitiv të Komisionit Evropian për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe për Bosnjën në fund të muajit maj.

Duke ftuar më tej Partinë Socialiste që të kontribuojë në të mirë të zgjidhjes së krizës politike në vend, e në radhë të parë duke kontribuar për realizimin e reformës zgjedhore.

“Një listë me rekomandime nga OSBE-ODIHR-i, gati një vit është publike dhe i fton të gjitha forcat politike që të përfshihen për t’i shndërruar ato në amendamente. Në radhë të parë, besoj se kjo fton Partinë Socialiste, si forcën kryesore opozitare në vend, e cila ka ngritur pas zgjedhjeve dhe shqetësim më shumë për zgjidhjen e transparencës. Nuk mund të zgjidhet çështja e transparencës pa i dhënë kuadrin ligjor. Kjo i bën ata që të mos vazhdojnë më me pretekste për të shmangur reformimin sistemit zgjedhor”, tha Meta lidhur me një fakt të tillë.

Në fund ai theksoi në fjalën e tij se “nuk mund të mbysim politika populiste, ekonomike dhe sociale, të cilat kanë efekte pozitive afatshkurtra, por që kanë efekte negative afatgjata sikurse e kanë vënë re dhe vende të tjerat të cilat nuk janë të ndjeshme ndaj ruajtjes dhe përmirësimit të treguesve makroekonomikë”.

n.e/NOA

{youtube}phKy2IDMB4I{/youtube}

KOMENTE