Tiranë, 6 korrik, NOA – Zëvendëskryeministri Ilir Meta dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta zhvilloi një takim me drejtuesit e drejtorisë së Përgjithshme Rajonale në MPJ.
Gjatë këtij takimi ministri i Jashtëm Ilir Meta vlerësoi punën e deritanishme të Drejtorisë së Përgjithshme Rajonale në realizimin e objektivave të politikës rajonale të Shqipërisë, duke veçuar këtu punën e Drejtorit të Përgjithshëm gjatë kësaj kohe, Ilir Tepelena.
Ministri i Jashtëm, Meta vlerësoi promovimin e Ilir Tepelenës, si Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Belgjikë dhe Luksemburg, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe me këto dy vende të Bashkimit Evropian.
Në vend të Ilir Tepelenës, tashmë drejtor i Përgjithshëm i kësaj drejtorie është emëruar Mal Berisha.
Ministri i Jashtëm e përgëzoi Mal Berishën, për postin e ri.
Mal Berisha deri tani ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të së Drejtës Ndërkombëtare dhe Çështjeve Konsullore në MPJ.
Më parë, Mal Berisha ka shërbyer si Drejtor i Evropës në MPJ dhe si Konsull i Përgjithshëm në Stamboll.
mit/NOA