English

Nju Jork - Këshilli I Sigurimit I Okb-Së Diskuton Për Kosovën

NJU JORK, 6 korrik /ATSH-MIA/ - Sot mblidhet Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara që do të diskutojë për situatën e përgjithshme në Kosovë dhe e veçanërisht për gjendjen e sigurisë në pjesën veriore të Mitrovicës. Këtë seancë e ka kërkuar Serbia, pas shpërthimit të dhunës, të premten e kaluar, në veri të Mitrovicës, ku një person u vra dhe 11 të tjerë u plagosën. Ndërkohë, dje ndodhi edhe një incident tjetër, kur gjatë një sulmi u plagos një deputet serb në Kuvendin e Kosovës. Në këtë takim merr pjesë ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni dhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiç./ a.jor.
KOMENTE