English

Pasqyra E Shtypit Te Kosoves

PRISHTINË, 6 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" ËSHTË SULMUAR ME ARMË ZJARRI DEPUTETI SERB I KUVENDIT TË KOSOVËS, PETAR MILETIQ - PLAGOSET DEPUTETI, POLICIA NE GJURMË TË ATENTATORIT - Burime te Policisë së Kosovës i kanë thenë "Kohës Ditore" se sulmin dyshohet se e ka kryer një person i moshës së re, i komunitetit serb. Tituj të tjerë: -Dështimi në Mitrovicë - Para një viti është dashur të arrestoheshin "dy udhëheqësit e ekstremistëve të profilit të lartë serbë" në veri të Mitrovicës. -Presidenti van Rompuy me porosi për dialog me Beogradin -Biserko: Brenda disa muajve Kosova në OKB -Eros Ramazzotti më 30 korrik në Prishtinë -Dënohet atentati kundër deputetit Miletiq -Qeveria para shtesë për autostradën, opozita akuzon Foto lajmi: -Atentati ndaj deputetit serb në Kuvendin e Kosovës, Petar Miletiq, ka qenë lajmi që e ka "pritur" komandantin Suprem të Forcabe të Përbashkëta për Evropën të NATO-s, admiralin James Stavridis, sapo ka arritur në Kosovë, të hënën. "Express" NË VERI DORA E ZEZË - Ngriten nervat në Veri. Brenda katër ditësh, dy akte të rënda kriminale kthyen vëmendjen në Mitrovicë dhe Kosovën në Këshillin e Sigurimit. Dikush në Veri, të hënën, e goditi me plumb Deputetin e Kosovës Petar Miletiç. A do ta vazhdojë ky tensionim deri në Ditën e Gjykimit, në GJND? Tituj të tjerë: -Në KS zgjerohet agjenda - Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier është ftuar urgjentisht në New York për të raportuar për incidentin e së premtës në Mitrovicë. Por, ai duhet të flasë edhe për një krim tjetër në Veri - plagosjen e Deputetit të Kosovës, Petar Miletiç. Këshilli i Sigurimit vendos sot për pjesëmarrjen e Ministrit Skender Hyseni. -Parashikimet e mira të Biserkos - Përfaqësuesja e Këshillit të Helsinkit në Beograd, Sonja Biserko, ka dhënë parashikime të mira për Kosovën. -Miratohet rishikimi - Kuvendi i Kosovës miratoi rishikimin e Buxhetit për vitin 2010. -Koment - Rasti Sejdiu - Zgjidhja serioze dhe afatgjate për problemin e partishmërisë së Presidentit të Republikës nuk duhet të kërkohet në Gjykatën Kushtetuese, por në Kuvendin e Kosovës, përmes reformës kushtetuese. "Bota Sot" THAÇI: DO T'I NDJEKIM KRIMINELËT EDHE NË VERI TË VENDIT - Dënohet sulmi ndaj deputetit serb të Kuvendit të Kosovës Tituj të tjerë: -Granata e hedhur në protestat e serbëve, ishte e prodhimit jugosllav - Intervistë e Bajram Rexhepit, ministër i MPB-së -Stabiliteti, sprovë që Kosova të marrë përgjegjësitë në siguri - Sejdiu e Thaçi takuan admiralin e NATO-s, Stavridis -Qeveria "dorëzohet" përballë presionit të LDK-së - Miratohet rishikimi i Buxhetit për vitin 2010 -Kthimi shqiptarëve në trojet e tyre stabilizon Veriun - Editoriali "Tribuna shqiptare" KOSOVA SHTET STABIL - Sa mund të ndikojë mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën? Tituj të tjerë: -Tiranë - Koalicioni i fjalës - Kryeministri Sali Berisha e vlerësoi të hënën si të suksesshme punën 1-vjeçare të koalicionit qeverisës PD-LSI. -Prishtinë - Kalon Buxheti -Shkup - Kultura veç në ëndërr -Tony Blair të enjten në Kosovë -Plumba mbi deputetin e Kosovës -Njohje të reja "Zëri" KRYENI DETYRAT, NËSE DONI BE - Në intervistën ekskluzive për "Zëri", presidenti i KE-së, Herman Van Rompuy, thotë se vetëm duke luftuar korrupsionin hapen dyert e BE-së Tituj të tjerë: -Stavridis: Suksesi po e mundëson tranzicionin e KFOR-it -Plagoset deputeti Petar Miletiq -Biserko: Pas disa muajsh Kosova në OKB -Qeveria mashtron familjet e dëshmorëve -Beteja politike për veriun - Beogradi synon që veriu të ngrihet si temë më vete në Këshillin e Sigurimit të OKB-së -Editoriali - Mitrovica "Infopress" KOSOVA E QETË DHE STABILE - Admirali i forcave të NATO-s, Xhejms Stavridis vizitoi Kosovën Tituj të tjerë: -Mirel vlerëson punën e Qeverisë -Në veri edhe gjykata -Biserko: Kosova mund të jetë anëtare e OKB-së, pasi të jetë shpallur vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë -Plagoset deputeti Miletiq, dënohet sulmi -Limaj merr lëvdata nga Shoqata e Transportit -Ndërrohen pllakat në sheshin "Nëna Terezë"! -Miratohet rishikimi i buxhetit për 2010 -Në Mal të Zi vetëm me dokumente të Kosovës -Energjetika bashkon Kosovën dhe Maqedoninë -Editorial - Rëndomtësia e festive "Epoka e Re" INCIDENTET NË VERI PROJEKTOHEN NË BEOGRAD - Liderët institucionalë dhe përfaqësuesit opozitarë të Kosovës flasin për mbledhjen e KS të OKB-së, e cila do të mbahet sot, e në të cilën do të diskutohet për gjendjen në Mitrovicë Tituj të tjerë: -NATO e vendosur për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës -Biserko: Kosova brenda disa muajve anëtare e OKB-së -Plagoset Miletiq - Drejtuesit e institucioneve të Kosovës e drejtojnë gishtin kah Beogradi "Kosova Sot" HAPET RRUGA PËR NJË KRYETAR TË RI TË LDK - Anëtarë të kupolës drejtuese të LDK-së i mbesin besnik qëndrimit, duke theksuar se lideri i tyre, presidenti Sejdiu, nuk ushtron kurrëfarë funksioni në parti. Presidenti Sejdiu pritet të mos rikandidojë për postin e kryetarit Tituj të tjerë: -Plagosja e Miletiqit, nxehet politika -Prishtina zyrtare akuzon Serbinë -Valë e re njohjesh pas GJND-së -Editoriali - Rezistenca e krimit në Veri "Lajm" QEVERIA E KOSOVËS PËRGATITET PËR ARDHJEN E MËRGIMTARËVE - BASHKATDHETARË, MIRË SE VINI! Tituj të tjerë: Deputeti i Kosovës dënohet për vjedhje votash, kërkohet marrja e mandatit - Deputet me vota të vjedhura - Dragan Dimiq vazhdon ta ushtrojë postin e tij të deputetit, edhe pse gjykata e ka dënuar me një vit burg. -Plagoset deputeti i Kuvendit të Kosovës, Petar Miletiq - Sulm mbi integrimin e serbëve -Shtohet importi i veturave të reja . /a.ke/
KOMENTE