Gjermani, 6 Korrik 2010, NOA - Quhet Paul oktapodi parashikues që jeton në një akuarium në Oberhausen, qytet në Gjermaninë perëndimore. Deri tani të gjitha parashikimet e Paul kanë qenë të sakta, jo vetëm fitoret gjermane, por edhe humbjet, si ajo me Serbinë.
Oktapodi është bërë si një “profet” në Gjermani dhe parashikimet tij janë transmetuar drejtpërdrejt nga kanalet e televizioneve lokale. Por këtë herë, ai ka parashikuar diçka që ka tronditur gjithë kombin gjerman: në finale këtë vit do të jetë Spanja. Oktapodi, i cili nuk ka gabuar ndonjëherë deri tani, zgjodhi tabakanë e ushqimit me flamurin spanjoll, duke larguar atë me ngjyrat gjermane. Profecia e oktapodit u transmetua drejtpërdrejt nga kanale televizive të ndryshme në Gjermani, por komentatorët kanë shprehur dyshime në lidhje me këtë parashikim, duke theksuar se Pauli ka lindur në Angli. Riti është përsëritur shumë here vitet e fundit. Pauli ka dhënë me sukses rezultatet e dymbëdhjetë takimeve të Gjermanisë si ato evropiane ashtu dhe ato botërore. Por një herë ka bërë një gabim në lidhje me finalen e kampionatit evropian Spanjë-Gjermani në 2008 ku parashikoi se do fitonte Gjermania, por ka fituar Spanja. Mbetet për tu parë nëse këtë herë Pauli do të ketë të drejtë? a.e./NOAVideo AP: {youtube}kFvrAdyFUJ8{/youtube}