English

Piro Trebicka Dekorohet Me Kryqin E Merites Te Urdherit Te Merites Se Republikes Se Gjermanise

E TIRANE, 6 Korrik/ATSH/- Një tjetër shqiptar, Piro Trebicka, pas shkrimtarit dhe përkthyesit të njohur, Robert Shvarc dekorohet nga Presidenti Federal i Gjermanisë me Kryqin e Meritës të Urdhërit të Meritës të Republikës Federale të Gjermanisë. Në një ceremoni, të zhvilluar këto ditë në ambasadën gjermane në Tiranë, ambasadori Bernd Borchardt i dorëzoi këtë urdhër të lartë Piro Trebickës, një ndër punonjësit më të vjetër në bankën gjermane KfW. Urdhëri i Meritës është krijuar në vitin 1951 nga Presidenti Federal, Theodor Heuss dhe është i vetmi vlerësim i përgjithshëm për merita dhe vlerësimi më i lartë që RFGJ akordon për merita në shërbim të komunitetit. Ky urdhër u akordohet qytetarëve gjermanë dhe të huaj për arritje politike, ekonomiko-sociale, intelektuale dhe për merita të veçanta në shërbim të Republikës Federale të Gjermansië. Për një kohë të gjatë, Piro Trebicka ka fituar merita të veçanta në bashkëpunimin gjermano-shqiptar, veçanërisht në sektorin e ekonomik, financiar dhe social, që nisi edhe në sajë të meritës së tij që në vitin 1988. Ai është personi që në vitet '80 ndikoi në kontaktet e para me Gjermaninë pas hapjes së Shqipërisë. Nga viti 1994 Piro Trebicka punon për Kfw-në, duke u angazhuar në vazhdimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit financiar me Shqipërinë, thuhet në një njoftim zyrtare të ambasadës gjermane. Piro Trebicka është shtetasi i dytë shqiptar, të cilit i akordohet ky vlerësim i veçantë, pas legjendarit Robert Schwartz, i cili në vitin 1998 u vlerësua me Kryqin e Meritës nga presidenti i atëhershëm, Roman Herzog për përhapjen e kulturës gjermane në Shqipëri, por edhe të letërsisë shqiptare në Gjermani. Duke çmuar punën e Trebickës në bankën KfW, Bernhard Dresbach, Zv/zëdhënës shtypi në ambasadën gjermane në Tiranë shprehet se nga shuma prej më se 1 miliardë euro, që RF e Gjermanisë ka vënë në dispozicion më shumë se 1 miliard euro për bashkëpunimin me Shqipërinë, më shumë se gjysma është zbatuar nga Banka gjermane për Zhvillim Kfw për bashkëpunimin financiar./n.m/
KOMENTE