English

Poloni - Bronislaw Komorowski Bën Apel Për Një Marrëveshje Kombëtare Mes Polakëve

VARSHAVË, 6 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti i zgjedhur, Bronislaw Komorowski kërkoi sot marrëveshje kombëtare për t'i dhënë fund ndarjeve të trashëguara nga historia e vështirë dhe e dhimbshme e Polonisë, gjatë një ceremonie në kështjellën mbretërore në Varshavë. "Që kjo presidencë të jetë një presidencë e marrëveshjes kombëtare që do të përpiqet të plotësojë hendeqet e trashëguara nga historia e vështirë dhe e dhimbshme e Polonisë për një të ardhme më të mirë të vendit'', deklaroi Bronislaw Komorowski. Presidenti i zgjedhur do të heqë dorë nga mandati i tij i deputetit dhe nga funksioni i presidentit të Diete-s, Dhomës së Ulët të parlamentit polak./ /ec/ a.jor.
KOMENTE