Ps:Qeveria Ka Rritur Koston E Jetesës Së Shqiptarëve
TIRANË, 6 Korrik/ATSH/.- Partia Socialiste deklaroi sot se qeveria ka përkeqësuar standartin e jetesës së shqiptarëve, duke u shtuar kosto mbi kosto, si pasojë e paaftësisë për të menaxhuar financat publike.
"Qeveria, e cila mban përgjegjësi për rritjen e papërballueshme të kostos të jetesës në Shqipëri, nuk mund të fshihet pas një rritje pensionesh, që është më e vogla në 10 vitet e fundit", deklaroi sot për mediat nënkryetarja e komisionit parlamentar të Ekonomisë, Mimi Kodheli.
Gjatë deklaratës, deputetja e PS-së theksoi se rritja e pensioneve nuk mbulon dot koston e faturave të energjisë dhe të ujit. /a.s//n.m/