English

Ps: Sqarim Të Detajuar Pasurisë Së Zyrtarëve Të Lartë

TIRANË, 6 Korrik/ATSH/.- Partia Socialiste kërkoi sot detajimin e plotë dhe sqarimin e deklaratave të pasurisë të zyrtarëve që janë pranë kryeministrit. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Saimir Tahiri në një deklaratë për mediat iu referua deklaratave të pasurisë së zyrtarëve të lartë, duke theksuar se "në një kohë kur Shqipëria gjunjëzohet nga kriza ekonomike, të vetmit individë që pasurohen, janë ministrat dhe qeveritarët". "Ne kemi të drejtën të kërkojmë sqarim të detajuar, për t'i bërë publikut të qartë se kush na qeveris dhe po ashtu sa dhe si i fitojnë ata paratë e tyre", vërejti nënkryetari i grupit socialist./a.s//n.m/
KOMENTE