Rusi - Putin: Kohës Së Ekstremistëve I Ka Ardhur Fundi
KISLOVODSK (Rusi), 6 korrik /ATSH-AFP/ - Kohës së ekstremistëve në Kaukazin rus i ka ardhur fundi, deklaroi sot kryeministri rus, Vladimir Putin, gjatë një takimi me anëtarët e partisë së tij zhvilluar në kuadër të dhunës pothuajse të përditshme.
"Ekstremistët kryejnë çdo ditë akte terroriste, por ata kanë degjeneruar në grupe kriminale'', deklaroi Putin.
"Nën mbulimin e sloganeve politike, ata janë përfshirë në plaçkitje, në ndarje pronash. Por kohës së tyre i ka ardhur fundi'', shtoi ai.
Kaukazi rus po përballet me një rebelim të përkeqësuar nga dy luftërat që kanë shkatërruar Çeçeninë në vitet 1990 dhe në fillim të viteve 2000./
/ec/ a.jor.