Shba - Netanjahu: Ka Ardhur Koha Për Negociata Të Drejtpërdrejta Me Palestinezët
UASHINGTON, 6 korrik /ATSH-AFP/ - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu theksoi sot se ishte koha e duhur për të kaluar në negociata të drejtpërdrejta me palestinezët, ndërkohë që edhe presidenti amerikan, Barack Obama ka kërkuar që kjo të ndodhë para ndërprerjes së ndërtimeve në kolonitë hebreje në Çisjordani.
Obama, i cili u shpreh në përfundim të një takimi me kryeministrin izraelit në Shtëpinë e Bardhë deklaroi se ''ishte i mendimit që Netanjahu ishte i gatshëm të merrte përsipër rreziqet për paqen''.
Palestinezët nërprenë dialogun e drejtpërdrejtë në dhjetor 2008 pas ofensivës izraelite kundër Rripit të Gazës.
Që prej fillimit të muajit maj rifilluan diskutimet nëpërmjet mediatorit amerikan, George Mitchell, por nuk sollën asgjë për momentin edhe pse Uashingtoni raportoi progres.
Palestinezët refuzuan principin e negociatave të drejtpërdrejta para një ndërprerje të plotë të ndërtimeve në kolonitë hebreje në Çisjordani./
/ec/ a.jor.