English

Shba - Obama: Do Të Mbajmë Nën Presion Iranin Për Respektimin E Angazhimeve Ndërkombëtare

UASHINGTON, 6 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama theksoi sot se SHBA-ja do të vazhdojë të mbajë nën presion Iranin, ndërkohë që kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu kërkoi sanksione më të rënda kundër Teheranit. "Ne kemi qëllim të mbajmë nën presion Iranin që të respektojë angazhimet ndërkombëtare dhe të ndërpresë sjelljet provokuese që përbëjnë një kërcënim për fqinjët dhe komunitetin ndërkombëtar'', deklaroi Obama. Ai kujtoi se SHBA-ja kishte insistuar që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të vendoste në muajin qershor sanksione të reja kundër Iranit për të bindur Teheranin të ndërpresë aktivitetet bërthamore. Irani konfirmoi sot se ishte i gatshëm të nisë në muajin shtator negociatat me vendet e grupit 5+1 mbi programin bërthamor./ /ec/ a.jor.
KOMENTE