Shtypi Pakistanez Shkruan Se Mullah Omar Është Arrestuar
ISLAMABAD, 6 korrik /ATSH-ANSA/ - Zëra për një arrestim të mundshëm në Pakistan të kreut të talebanëve afganë, Mullah Omar, janë përhapur sot nga mediat vendase, që njëkohësisht publikojnë edhe përgënjeshtrimin e talebanëve.
Në veçanti e përditshmja "The Nation" kujton se hipotezën e parë për një arrestim të mundshëm të kreut të talebanëve e ka hedhur një faqe interneti amerikane, "Brad Thor", më 13 maj.
E njëjta faqe shkruante se Omar ishte arrestuar nga "ISI", shërbimet sekrete pakistaneze, më 27 mars në Karaki.
/e.v/