Hebron, Palestinë, 7 Korrik 2010 NOA/ Rid Bulku - Hebron, qyteti palestinez i cili është i ndarë në dysh, ku rreth 500 banorë janë hebrenj ndërsa gati 200 mijë të tjerë janë palestinezë. Këtu ka ndodhur një skandal.
Ata të cilët kanë dalë në skenë, janë 6 ushtarë izraelitë. Me uniformën e tyre, të armatosur, ata patrullojnë zonën.
Ndërkohë që po përgatiteshin për një sulm, në sfond dëgjohet një këngë dhe bëhet fjalë për “Tik Tok” të Keisha.
{youtube}xVVte550dyU{/youtube}
Sic dalloni dhe në video, ushtarët shikojnë përreth të habitur dhe fillojnë të vallëzojnë, derisa dikush i shikon nga dritarja dhe më pas kthehen në seriozitetin e tyre.
Videoja, misterioze dhe e çuditshme, ka disa ditë që po bën xhiron e saj në internet, duke shkaktuar polemika të mëdha për ushtrinë izraelite.
E përditshmja “Haaretz” pohon se ushtarët mund të vuajnë një dënim tepër të ashpër në lidhje me filmin e kësaj videoje.
Është bërë e ditur se me këtë çështje është uke u marrë dhe IDF, ushtria izraelite.
Videoja ka ngjallur një interes të madh dhe për mediat lokale, ku këto imazhe të ushtarëve janë transmetuar nga disa televizione në Izrael.
Në dhënien e lajmit, “Haaretz” ka dashur të kujtojë se ka dhe vide të tjera të ngjashme në Youtube, me ushtarët-kërcimtarë, të cilat janë xhiruar dhe më pas postuar nga disa ushtarë amerikanë në Afganistan.
Këtu gjeni dhe këngën e plotë të Keisha: {youtube}YEbgBKV4_Mk{/youtube}
r.b/NOA