English

Spanjë - Gjendje Gatishmërie Në 19 Provinca Për Një Valë Të Nxehti

MADRID, 6 korrik /ATSH-ANSA/ - Ka mbërritur edhe në Spanjë një valë e fortë të nxehti dhe agjencia shtetërore meteorologjike ka shpallur gjendjen e gatishmërisë për të nxehtin mbytës në 19 provinca, mbi të gjitha në jug të gadishullit, sipas një buletini të agjencisë (Aemet). Të paktën gjashtë provinca të Andaluzisë dhe të Estremaduras (jug) janë në gjendje kritike me temperatura që do të arrijnë deri në 40 gradë celsius. Trembëdhjetë të tjera janë në një situatë më të lehtë. Parashikimet e motit tregojnë se masa e ajrit të nxehtë që vjen nga Afrika do të mbetet në Spanjë deri të shtunën, duke u shtrirë drejt veriut. Agjencia meteorologjike ka parashikuar se temperaturat do të arrijnë deri në 40-42 gradë gjatë ditëve në vijim dhe gjatë natës nuk do të bien më pak se 24 gradë, kryesisht në jug dhe në luginën Ebro në veri. /e.v/
KOMENTE