Sport-Botëror/ Gjysëmfinalja Gjermani - Spanjë, Është Edhe Një Sfidë Shifrash
- Gjermania dhe Spanja janë përballur midis tyre në ndeshje zyrtare dhe miqësore 18 herë. Bilanci: 7 fitore për Gjermaninë, 6 barazime dhe 5 fitore për Spanjën -.
TIRANË, 6 Korrik /ATSH - Gjergji Mima/ - Gjermania dhe Spanja janë përballur midis tyre në ndeshje zyrtare dhe miqësore 18 herë. Bilanci: 7 fitore për Gjermaninë, 6 barazime dhe 5 fitore për Spanjën.
Spanja ka fituar ndeshjen e parë kundër Gjermanisë (2-1, miqësore, më 12 maj 1935), ndërkohë që ka fituar edhe takimin e fundit: 1-0 në finalen e Euro 2008-s.
Dy ekipet kanë zhvilluar midis tyre vetëm 6 ndeshje zyrtare: 3 janë fituar nga Gjermania, 2 janë mbyllur në barazim dhe 1 është fituar nga Spanja.
Dueli i fundit midis Gjermanisë dhe Spanjës ka të bëjë me finalen e Kampionatit Europian të vitit 2008. Më 29 qershor 2008, në stadiumin "Ernst Happel" të Vjenës, Spanja fitoi 1-0, falë një goli të realizuar nga Fernando Torresi, nga një pozicion i vështirë.
Sulmuesi i Gjermanisë, Miroslav Klose (32 vjeç), ka shënuar 4 gola në këtë botëror dhe 14 gola në total, një më pak se golashënuesi me i mirë i bortërorëve, braziliani Ronaldo. Klose është shënuesi i dytë më i mirë në historinë e Gjermanisë, 52 gola në 100 ndeshje. I pari është Gerd Myler, 68 gola në 62 ndeshje.
Sulmuesi i Spanjës, David Vija (28 vjeç), 5 gola në këtë botëror. Vija është shënuesi i dytë më i mirë në historinë e Spanjës, 43 gola në 63 ndeshje. I pari është Raul Gonzales, 44 gola në 102 ndeshje.
Johakim Lëv është trajneri me bilancin më të mirë në historinë e kombëtares gjermane, në treguesin e rendimentit të pikëve. Gjermania është drejtuar nga 10 trajnerë, duke filluar nga viti 1926 (Oto Nerc) e deri tani. Lëv ka një mesatare prej 2.26 pikësh: në 54 ndeshje ka arritur 38 fitore, 8 barazime dhe 8 humbje. Nëntë të tjerët: Oto Nerc 1.94 pikë; Sep Herberger, 1.85; Helmut Shën, 2.10, Jup Derval, 2.15, Franc Bekenbauer, 2.00; Berti Fogts, 2.18; Erih Rebek, 1.50; Rudi Fëler, 1.50 dhe Jurgen Klinsman, 2.00
- Gjermania
Trajner: Johakim Lëv
Kapiten: Filip Lahm
Lojtari kyç: Miroslav Klose
Top-golashënuesit: Tomas Myler (4), Miroslav Kloze (4)
Pjesëmarrje: 17 herë
Kampion: 1954, 1974, 1990
- Spanja
Trajner: Vinsente Del Boske
Kapiten: Iker Kasijas
Lojtari kyç: David Vija
Top-golashënuesit: David Vija (5)
Pjesëmarrje: 17 herë
Gjysmëfinaliste: 1950 /a.ke/