English

Sport-Botëror/ Urguaji - Holandë, Ëndrra Vazhdon Vetëm Për Një Ekip

TIRANË, 6 Korrik /ATSH - Gjergji Mima/ - Pas një raundi epik çerekfinal që 4 ekipe i çoi në shtëpi, tani ka mbërritur raundi tjetër që do të vendosë finalistët. Përballja e parë do të jetë mes Uruguajit dhe Holandës në Cape Town. Kanë kaluar 60 vjet, që kur Uruguaji arriti majën dhe preku Kupën e Botës për herë të fundit. Skuadra e të "Kaltërve" mbërriti në gjysmëfinale, falë një mrekullie të Luis Suarez, i cili preku topin me dorë në ndeshjen kundër Ganës, duke penguar golin në minutat e fundit. Por a do të vazhdojë mrekullia për Uruguajin? Këtë do ta tregojë vetëm përfundimi i ndeshjes kundër Holandës. Njëlloj si Spanja, Holanda është cilësuar shpesh si një ndër ekipet më të mira, por nuk e ka fituar asnjëherë Kupën e Botës. Por ndryshe nga "Furia e kuqe", Holanda ka qënë më pranë marrjes së trofeut në vitet '70. Koha e artë e Johan Cruyff dhe Johan Neeskens mund të ketë marrë fund, por lojtarët e saj të rinj kanë dëshmuar të njëjtin pasion për bluzën simbolike portokalli. Gjysëmfinlja e sotme e Botërorit mes Holandës dhe Uruguajit mund të cilësohet edhe si ndeshja e mungesave. Trajneri holandez Bert Van Marvijk duhet të bëjë pa De Jong e Van der Wiel, të cilët nuk do luajnë për shkak kartonash. Ndërsa konfirmohet se Robin van Persie do të jetë në gjendje të luajë në gjysmëfinale kundër Uruguajit, edhe pse forma e tij fizike u vu në pikëpyetje. Van Persie pësoi një lëndim në bërrylin e dorës së majtë në ndeshjen kundër Brazilit. Por "tulipanët" do kenë përballë një kundërshtar të përgjysmuar pasi edhe kapiteni i Uruguajit, Diego Lugano, mund të mungojë për shkak të dëmtimit të pësuar kundër Ganës. Skuadra amerikano-jugore, e drejtuar nga Oscar Tabarez, do të shkojë drejt përballjes me Holandën në gjysmëfinale me një sërë mungesash. Luis Suarez dhe Jorge Fucile janë ndëshkuar dhe nuk mund të luajnë, ndërsa mbrojtësi Diego Godin ka shfaqur probleme në këmbë. Uruguaji - Holandë Uruguaji: Muslera, Maxi Pereira, Lugano, Godin, Victorino, Arevalo, Diego Perez, Pereira, Cavani, Forlan, Abreu. Trajner: O. Tabarez. Holanda (4-2-3-1): Stekelenburg, Boulharuz, Heitinga, Mathijsen, Van Bronckhorst; Van Bommel, de Zeeuv; Kuyt, Sneijder, Robben, Van Persie. Trajner: Van Marvijk. /a.ke/
KOMENTE