English

Tiranë, Plagoset 24 Vjeçari, Shpallet Në Kërkim Autori I Ngjarjes

TIRANË, 6 Korrik /ATSH / - Policia e kryeqytetit ka nisur kërkimet për kapjen e autorit të plagosjes së një të riu nga Tirana, në një lokal pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit tek lagja "21 Dhjetori". Burime zyrtare të Policisë së Tiranës bënë të ditur të martën për ATSH-në se, ngjarja për të cilën akuzohet 25 vjeçari Rruzhdi Zoku, ka ndodhur mbasditen e djeshme në rrugën "Artan Lenja" në Tiranë, kur ky shtetas, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri 24 vjeçarin Roland Doku, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet paraprake mesohet se 25 vjeçari Zoku, është person i shpallur në kërkim dhe i dënuar në mungesë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Durrësit në nëntor të vitit 2009, për "Vrasje të mbetur në tentativë". Ndërkohë, nën akuzën e "Përkrahjes së autorit të krimit", në gjendje të lirë, si i implikuar në këtë ngjarje, do të ndiqet shtetasi Hajredin Laçi, 36 vjeç. Materialet hetimore në ngarkim këtyre shtetasve i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Tiranës./m.sh//a.ke/
KOMENTE