English

"Tradhtohet" Gjermania, oktapodi “orakull” parashikon humbjen me Spanjën (VDEO)

Orebhausen, Gjermani, 6 Korrik 2010 NOA - Oktapodi i famshëm që cilësohet si orakull për shkak se “mendimi” i shprehur prej tij disa herë ka dalë i gjetur, këtë radhë ka qenë kundër Gjermanisë dhe ka vlerësuar se finalja e madhe e Botërorit 2010 do të jetë Spanjë-Holandë.

Ndaj kësaj here gjermanët duan që parashikimi i oktapodit të “pagëzuar” me emrin Pol (Paul) të jetë i gabuar ashtu si dy vjet më parë në Evropianin e Futbollit.

Oktapodi Pol ka ndalur siç shihni dhe në pamjet video, te Spanja, në provën që i është bërë me flamujt e këtij vendi dhe Gjermanisë.

Kjo do të thotë që oktapodi Pol ka zgjedhur Spanjën si finaliste duke “tradhtuar” kështu Gjermaninë, edhe pse jeton në një qytet gjerman, në Orebhausen.

Pol, deri tani ka gjetur pesë rezultatet e përfaqësueses së Gjermanisë në Botëror por pasi e “tradhtoi”, ka shtuar dridhmat te gjermanët që nesër në mbrëmje në orën 20.30 ora evropiane, do të përballen me Spanjën për të vendosur një prej dy finalistëve të Botërorit 2010 të Afrikës së Jugut.

r.n/NOA {youtube}mrT9vNVNMe0{/youtube}

KOMENTE