Turizem: Mali I Zi Sjell Oferta Terheqese Turistike Per Shqiptaret
TIRANE 6 Korrik/ATSH-A.Gjonaj/- Agjencia Kombëtare e Turizimit të Malit të Zi prezantoi sot në Tiranë disa oferta tërheqëse për sezonin turistik veror nën moton "Pushim me çmime atraktive".
Sipas përfaqësueses së AKT-së së Malit të Zi, Liljana Cikic, "në kulmin e sezonit turistik shqiptarët mund të gjejnë oferta në akomodues privat nga 70 deri në 77 euro për person, ndërsa akomodimi në hotele për një qëndrimim 7-ditor është nga 155-280 euro.Oferta përfshin hotelet të kategorisë 2 deri 4 yje".
Vitin e kaluar Malin e Zi e vizituan 1 milion e 178 mije turiste, ku mbi 36 mijë turiste ishin nga Shqiperia, te cilet bënë 186 mije netë fjetje./n.m/