Turqi - Ministri Davutoglu Këmbëgul Që Izraeli Të Kërkojë Falje
ANKARA, 6 korrik /ATSH-AFP/ - Shefi i diplomacisë turke, Ahmet Davutoglu përsëriti sot kërkesën që Izraeli të kërkojë falje për sulmin ndaj anijes turke, pjesë të flitoljes ndërkombëtare nisur drejt Gazës, më 31 maj kur humbën jetën nëntë shtetas turq, por nuk foli lidhur me ndërprerjen e marrëdhënieve me shtetin hebre.
"Izraeli duhet të kërkojë falje dhe të paguajë kompensim (...) Nëse këto kushte nuk përmbushen, Turqia nuk është një vend çfarëdo dhe nuk do të qëndrojë indiferente", deklaroi Davutoglu, gjatë një interviste për televizionin privat TGRT.
Dje, ai kërcënoi Izraelin për një ndërprerje marrëdhëniesh nëse shteti hebre nuk kërkon falje për sulmin e tij kundër flotiltjes ndërkombëtare dhe njoftoi se Ankaraja mbylli hapësirën e saj ajrore për fluturimet ushtarake izraelite./
/i.p/