Turqi - Të Paktën 12 Viktima Nga Luftimet Mes Pkk-Së Dhe Ushtrisë
DIJARBAKIR, 6 korrik /ATSH-AFP/ - Tre ushtarë turq dhe nëntë rebelë kurdë mbetën të vdekur natë e kaluar nga luftimet në juglindje të Turqisë, njoftuan sot burime lokale të sigurisë.
Një grup rebelësh të Partisë së punëtorëve të Kurdistanit, (PKK), sulmoi një postëkomandë ushtarake në një zonë rurale të Semdinlit, jo larg kufirit me Irakun dhe Iranin, njoftuan të njëjtat burime.
Ushtarët iu kundërpërgjigjën sulmin të rebelëve dhe luftimet shkaktuan 12 të vdekur dhe tre ushtarë të plagosur.
Në një tjetër incident, 5 ushtarë të tjerë mbetën të plagosur orët e vona të natës së djeshme në një sulm rebel në Elazig, në lindje të Turqisë, njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadolli.
PKK i ka shumëfishuar sulmet e saj kundër trupave ushtarake turke që prej disa javësh./
/i.p/