Ukrainë - Sekuestrohet Sasia Më E Madhe E Kokainës Në Historinë E Vendit
KIEV, 6 korrik /ATSH-MIA/ - Doganierët ukrainas kanë konfiskuar 580 kilogramë kokainë në portin e Odesës, në Detin e Zi, ndërkohë që vlera e saj në tregun e zi vlerësohet në 47,5 milionë euro, çka përbën edhe konfiskimin më të madh të narkotikëve në historisë e vendit.
''Kokaina ishte e fshehur në ngarkesën e mbeturinave të metalit në një anije që vinte nga Bolivia, në paketime që i shmangeshin detektimit me rreze x'', tha dogana ukrainase.
Ndërkohë, media amerikane njofton se nuk ka informacione për të arrestuar.
Konfiskimi i kokainës vjen vetëm disa ditë pas kërkesës së presidentit ukrainas, Viktor Janukoviç për forcimin e përpjekjeve për shkatërrimin e kontrabandës së drogës./
a.jor.