English

Usaid Mbeshtet Agro-Bizneset Qe Kryesojne Ne Shqiperi

TIRANE, 6 Korrik /ATSH-E.Xhajanka/- Javën e kaluar kompanitë ushqimore amerikane u njohën me disa prodhues kryesor ushqimorë në Shqipëri gjatë panairit agroushqimor, që u zhvillua në New York. Me mbështetjen e USAID, këta prodhues prezantuan prodhimet e tyre të cilësisë së lartë blerësve potencialë dhe përpara një audience të re dhe të interesuar për produktet shqiptare. Gjatë dy viteve të fundit, Programi i USAID 'Konkurrueshmëria e Bujqësisë Shqiptare' ka ndihmuar agro-bizneset shqiptare të eksplorojnë tregje ndërkombëtare fitimprurëse. "Sektori bujqësor në Shqipëri po bëhet më i sofistikuar, duke iu përgjigjur progresivisht kërkesës së tregut", tha Juan Estrade- Valle, drejtori i projektit të ACC në Shqipëri. "USAID po ndihmon kompanitë shqiptare të eksplorojnë tregje ndërkombëtare, duke i afruar atyre mundësinë të ekspozojnë prodhimet e tyre në një nga panairet tregtare më të sofistikuara në botë", tha ai. Shqipëria prodhon vaj ulliri të një cilësisë nga më të lartat në rajonin e Mesdheut. Disa prodhues janë nderuar me çmime ndërkombëtare për cilësinë dhe shijen. Shqipëria është gjithashtu një nga furnizuesit me të mëdhenj të sherebelës dhe disa bimëve aromatike. Disa kompani kanë marrë certifikimin organik dhe po prodhojnë vajëra aromatikë. Sezoni i zgjatur i rritjes së prodhimeve në Shqipëri, toka e pasur dhe klima e përshtatshme, ndihmojnë në prodhimin e frutave të shijshme dhe perimeve, të cilat mund të përdoren për të furnizuar tregje ushqimore të specializuara. Sipas z.Estrada-Valle, panairi ndihmoi në vendosjen e kontakteve tregtare dhe informoi mbi rolin aktual dhe potencial të bujqësisë në Ballkan dhe të industrisë ushqimore. Për të mbështetur këtë përpjekje, USAID përgatiti të parin udhezues per bleresit në Shqipëri, një udhëzues i lehtë për t'u përdorur, i pajisur me kontakte për kompanitë të interesuara të blejnë prodhimet shqiptare. Programi i USAID 'Konkurrueshmëria e Bujqësisë Shqiptare', pason projekte të rëndësishme që USAID ka zbatuar në mbështetje të bujqësisë dhe ushqimit në Shqipëri, si IFDC, EDEM etj. /s.s./
KOMENTE