English

Vetëvaret me tel 35-vjeçari

Elbasan, 6 Korrik, NOA – Një burrë 35-vjeçar është gjendur sot i vetëvarur me tel në qytetin e Elbasanit.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të këtij qyteti, sipas të cilave, viktima mban emrin Leonard Ibrahimllari nga Fushë-Mbreti i Elbasanit. Ende nuk dihen shkaqet e vetëvrasjes, ndërsa policia ndodhet në vendgjarje për të hetuar rreth shkaqeve të këtij aksidenti.

Sipas detajeve, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit, në katin e dytë të një banese ende të papërfunduar, ku viktima është vetëvrarë me një mjet rrethanor (tel), duke gjetur vdekjen.

n.e/NOA

KOMENTE