Elbasan, 6 Korrik 2010 NOA – Një vrasje ka ndodhur para disa minutash në qytetin e Elbasanit, raporton korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.
Viktima është Vladimir Rama, rreth 25 vjeçar, lindur e banues në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit, bëjnë të ditur për NOA, burime nga policia lokale.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se autor i vrasjes është bashkëmoshatari i të ndjerit, Adriatik Memalla, nga i njëjti vendbanim.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.10 në një lokal në lagjen “5 Maji”, kur i dyshuari ka qëlluar me thikë Vladimir Ramën duke e lënë të plagosur rëndë.
Menjëherë pas krimit i dyshuari u arratis, kurse i plagosuri u dërgua në spital.
Mjekët thanë se për shkak të plagëve serioze që kishte marrë, viktima humbi jetën pasi i ishin prekur organet vitale.
Forca policore shkuan në vendngjarje dhe zyrtarisht thuhet se janë krijuar postblloqe por të lokalizuar dhe kapur të dyshuarin e vetëm të vrasjes, motivet e të cilës mbeten ende të paqarta.
a.k/r.n/NOA