Afganistan - Isaf Shkatërron 7.7 Tonë Lëndë Narkotike
KABUL, 7 korrik /ATSH-ANSA/ - Forca Ndërkombëtare e Ndihmës për Sigurinë (ISAF) ka eliminuar në Afganistan 7.7 tonë lëndë narkotike. Droga ishte sekuestruar gjatë javëve të fundit në provincën jugore të Helmandit.
Në një komunikatë të ISAF theksohet se "bëhet fjalë për ekuivalentin e 134 milionë dollarë opium, hashash, morfinë dhe heroinë.
/e.v/