English

Art - Familja E Princeshës Diana Shet Një Tablo Rubens Për 11 Milionë Euro

LONDËR, 7 korrik /ATSH-AFP/ - Familja e princeshës së Uellsit, Diana shiti në një ankand një vepër shumë të rëndësishme të piktorit flamand Pierre Paul Rubens, të titulluar "Komandanti i armatosur për betejë", për një shumë prej 10.8 milionë euro. Tabloja për të cilën besohet se përfaqëson Karlin Quint, perandorin e Perandorisë së shenjtë romane gjermanike, iu shit një koleksionisti arti i cili nuk pranoi të bënte publik identitetin e tij, në shtëpinë e ankandeve ''Christie''s''. Tabloja ndodhej në shtëpinë e familjes në Althorp, ku ka kaluar fëmijërinë e saj princesha Diana, në qendër të Anglisë. Kjo është një ndër veprat e para që është shitur nga një set mobili të shtëpisë , ku përfshihen po ashtu edhe mobilje, karroca princërore me kuaj, një ndër të cilat ishte përdorur gjatë kurorëzimit të Eduardit të VII, në vitin 1902. Diana, i cili humbë jetën në një aksident automobilistik në Paris në vitin 1997, është varrosur në Althorp, ku shfaqet edhe një ekspozitë permanente mbi jetën e saj. Një pikturë e artistit Il Guercino, "Mbreti David", ku shfaqet profeti i moshuar i Testamentit të Vjetër, u shit për një shumë prej 6 milionë euro. Familja pret të marrë 24 milionë euro nga këto shitje që do të përdoren për restaurimin e rezidencës së Althorp./ /i.p/
KOMENTE