Australi - Dohëheqje E Ministrit Të Mbrojtjes Para Zgjedhjeve Të Përgjithshme
SIDNEI, 7 korrik /ATSH-AFP/ - Ministri australian i Mbrojtjes, John Faulkner, njoftoi sot dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të qeverisë së drejtuar nga kryeministrja e re Julia Gillard, veprim i interpretuar si ''goditje e fortë'' për partinë në pushtet para zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale.
Faulkner, 56 vjeç, zëvendësoi në qershor të vitit 2009 Joel Fitzgibbon, i detyruar të largohej nga detyra pas një serie skandalesh.
"Në mënyrë të pashmangshme shumë faktorë do të hamendësojnë se ndryshimet e kohëve të fundit në kreun e partisë sonë kanë motivuar vendimin tim", deklaroi gjatë një konference për shtyp, duke aluduar për një largim të detyruar, në fund të qershorit, të ish-kryeministrit Kevin Rudd, pas një fryme pakënaqësie në gjirin e partisë laburiste.
"Theksoj qartë dhe hapur se këto spekulime janë të pavërteta dhe të pabaza", u shpreh Faulkner.
Ministri në largim u shpreh se ai kishte synuar dorëheqjen nga posti i tij me qëllim favorizimin e talenteve të reja në politikë dhe se Julia Gillard e kishte bindur të kandidonte për një vend në Senat gjatë zgjedhjeve të ardhshme, data e të cilave nuk është ende përcaktuar , por që sipas mediave mund të zhvillohen edhe brenda pak javëve.
"Julia Gillard gëzon mbështetjen time të plotë", u shpreh ministri./
/i.p/