Axhenda, E Mërkurë, 7 Korrik
Ora 09 .00- Banka Botërore dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore organizojnë në hotel "Diplomat" një takim mbi ndërgjegjësimin e qytetarëve për sigurimet shoqërore.
Ora 10:00 - Komisioni parlamentar i Ligjeve shqyrton relacionet për dekretet e Presidentit të Republikës për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe disa ndryshime në ligjin "Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore".
Ora 11:00 - Zhvillohet mbledhja e radhës së Këshillit të Ministrave.
Ora 19.00- Forumi i Mbrojtjes së Autorëve Audiovizualë (FMAA) dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF) organizojnë në sallën e kinemasë së AQSH-së një takim me veteranët e filmit shqiptar, Nasi Shamia, inxhinier teknlog, Fahri Jukniu, inxhinier zëri dhe Beqir Vaqarri, kameraman. Gjatë aktivitetit do të shfaqen pamje filmike nga karriera e tre pionierëve të filmit shqiptar, si dhe do të ketë përshëndetje, urime dhe vlerësime nga kolegët, miqtë dhe të afërmit e tyre.
KOSOVË
Ora 10:00 -Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi midis Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Post-Telekomunikacionit të Kosovës. Në këtë marrëveshje do të konkretizohet funksionalizimi i komunikimit më të mirë për të gjitha institucionet e sigurisë që kanë të bëjnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ora 11:00 -Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM), në bashkëpunim me Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), organizon tryezën me temë "Avancimi i Përfitimeve për Kosovën nga Shfrytëzimi i Burimeve Minerale".