Tiranë, 7 korrik, NOA – Por, pas deklaratës së deputetit të PS-së, Dogjani, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, i cili hodhi poshtë akuzat e PS-së, për mosparaqitjen e tij në seancë dëgjimore në Komisionin Kuvendor të Sigurisë.
Përmes një deklarate të shkurtër për shtyp, ministri i Brendshëm, Lulzim Basha në komunikim të vazhdueshëm dhe bashkërendim të axhendës institucionale me Kryetarin e Komisionit të Sigurisë së Kuvendit të Shqipërisë kanë rënë dakort që seanca dëgjimore me anëtarët e këtij komisioni të zhvillohet në datën 20 Korrik.
Deputeti i Partisë Socialiste Asllan Dogjani akuzoi më parë ministrin Basha për papërgjegjshmëri dhe shkelje të rregullores së Kuvendit, duke shpërfillur, sipas Dogjanit dy seanca dëgjimore të kërkuara, sa i përket plotësimit të kushteve të mbetura për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Kushtet e mbetura lidhen me luftën ndaj trafikut, korrupsionit dhe krimit të organizuar.
mit/NOA