Be - Parlamenti Evropian Jep Dritën Jeshile Për Limitimin E Shpërblimeve Të Bankierëve
STRASBURG, 7 korrik /ATSH-ANSA/ - Parlamenti evropian i dha sot dritën jeshile projektit për vendosjen e limiteve në bonuset e menaxherëve të bankave, duke nisur nga viti tjetër, duke i dhënë fund kështu sistemit aktual të shpërblimeve për drejtuesit e sektorit financiar.
Propozimi tashmë duhet të mbështetet nga ministrat e financave të BE-së, të cilët do të mblidhen të martën në Bruksel.
/e.v/