English

Burgaj: Policia Do Te Garantoje Rendin Dhe Qetesine Per Qytetaret

KORCE, 7 korrik / ATSH- Behar Fejzulla /. - Policia do te vazhdoje te rrisë cilësinë e shërbimeve për të garantuar rendin dhe qetësine per qytetaret, deklaroi sot drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj në një takim me efektivat e policisë të qarkut të Korçës. Drejtori i policisë së Qarkut të Korçës, Bernard Çaushaj bëri një analizë të punës 6-mujore, ku në këtë qark janë regjistruar 541 vepra penale dhe janë zbuluar 443 prej tyre. "Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë zbuluar 161 vepra penale me shume, çka dëshmon se është rritur ndjeshëm forca zbuluese dhe goditëse ndaj krimit", tha ai, duke renditur edhe një sërë operacionesh për zbulimin dhe kapjen e trafikantëve të lëndëve narkotike dhe vjedhësve të pasurisë së shtetasve. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, përgëzoi efektivat e policisë të Qarkut të Korçës për rezultatet e arritura, duke theksuar se edhe në të ardhmen, policia do të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi. Në vendin tonë, theksoi ai, "nuk ka rritje kriminaliteti në krahasim me vitin e kaluar, por ka rritje të zbulueshmërisë së krimeve nga policia dhe evidentim të çdo ngjarjeje". Drejtori Burgaj porositi që të ruhet pastërtia e figurës së punonjesit të policisë dhe te forcohet lufta pa kompromis kundër trafiqeve dhe korrupsionit. /a.ke/
KOMENTE