Tiranë, 7 Korrik, NOA – Ndërsa kanë qenë në diskutim e sipër relacionet për dekretet e Presidentit mbi emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Sokol Çomo, Vexhi
Muçmata dhe Medi Bici; debati mes anëtarëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës ka bërë që këta të fundit ta bojkotojnë seancën e komisionit parlamentar të Ligjeve. Opozita kërkoi që seanca të shtyhej për ditën e hënë, por mazhoranca refuzoi. Deputeti socialist Xhafaj theksoi se komisionit i duhet dhënë legjitimiteti i duhur dhe se procesi i shqyrtimit të kandidaturave të kreut të shtetit për Gjykatën e Lartë. Ndërsa deputeti Pandeli Majko tha se mënyrë se si vepron mazhoranca me 3 kandidatët është fyese, por nuk e ka pranuar një gjë të tillë deputeti demokrat Eduard Halimi, sipas të cilit, shtyrja që kërkonte opozita nuk ishte e justifikueshme. “Konfliktet politike nuk mund të zgjidhen këtu”, tha më pas kryetari i komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmajli, sipas të cilit, opozita nuk duhet të reagojë në këtë mënyrë. n.e/NOA