English

Durrës: Mot I Kthjellët Dhe Kushte Të Mira Detare

DURRËS, 7 Korrik /ATSH-Gëzim Kabashi/ . - Situata meteorologjike në rajonin e Durrësit vazhdon të jetë e mirë dhe kushtet detare favorizojnë edhe sot lundrimin e anijeve dhe motopeshkatoreve. Burime zyrtare nga kapiteneria e portit bënë të ditur për ATSH-në se moti i kthjellët, me erë të lehtë, do të shoqërojë situatën sinoptike në këtë rajon, ndërsa temperaturat e ajrit do të jenë mbi 30 gradë celcius. Tragetet e linjës Bari-Durrës po ankorohen njëri pas tjetrit në portin më të madh të vendit dhe gjatë ditës pritet të mbërrijnë edhe tragete e katamaranë të tjerë shtesë, që do të lehtësojnë rikthimin për pushime të mijra bashkëatdhetarëve që punojnë dhe jetojnë në vendet e Evropës Perëndimore. Përpunimi i anijeve me mallra dhe kontejnerë dhe trafiku i mjeteve lundruese në portin e Durrësit parashikohet të vazhdojë normalisht. Kushtet detare janë mjaft të favorshme për lundrimin e motopeshkatoreve, të cilat që prej dy javësh dalin masivisht për gjueti në zonën nga grykëderdhja e lumit Seman në jug deri në atë të Bunës në veri, përfunduan burimet e kapitenerisë./s.s./
KOMENTE