English

Eklips i Diellit gjatë finales së Botërorit

Johanesburg, 7 Korrik, NOA – Finalja e kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010” pritet që të shoqërohet me një moment të veçantë siç është ai i një eklipsi diellor, përveç emocioneve që ajo ngjall pas pritshmërisë prej javësh të asaj se kush do të jetë ekipi fitues i Kupës së Botës.

Kështu, mediat e huaja bëjnë me dijeni se nata finale e Botërorit, e cila që do zhvillohet në datën 11 Korrik në stadiumin “Soccer City” të Johanesburgut në Afrikën e Jugut, do të karakterizohet nga një fenomen i rrallë natyror.

Ato raportojnë se qielli do të errësohet për disa minuta për të dhuruar një spektakël të vërtetë pasi në disa pjesë të globit do të shihet një eklips i plotë i diellit.

Thuhet se pjesa që do ta shijojë më shumë këtë spektakël është ajo në Paqësor, më saktësisht në brezin e Patagonias të populluar nga ishuj të vegjël dhe shumë pak banorë.

n.e/NOA

KOMENTE