Francë - Bettencourt - Drejtësia Hap Një Çështje Hetimore Për Financime Të Paligjshme Sarkozisë
PARIS, 7 korrik /ATSH-ANSA/ - Drejtësia franceze ka hapur sot një çështje hetimore pas dëshmive të ish-llogaritares së trashëgimtares së kompanisë "L'Oreal", Liliane Bettencourt, e cila foli dje për një shumë parash që në vitin 2007 i ishte dorëzuar Eric Woerth, arkëtari i partisë së qendrës së djathtë UMP (Unioni për një Lëvizje Popullore) dhe sot Ministri i Punës, Solidaritetit dhe e Shërbimit Civil, para të cilat ishin destinuar për të financuar fushatën elektorale të presidentit Nicolas Sarkozi.
Lajmi, i konfirmuar nga burime të drejtësisë franceze, u publikua mëngjesin e sotëm nga e përditshmja "Le Figaro".
Hetimi paraprak, sipas informacioneve më të fundit nga Parisi, i është besuar Brigadës financiare dhe Brigadës së parandalimit të krimeve. Vendimi është marrë nga prokurori i komunës së Parisit, Nanterre, Philippe Courroye, i cili nisi hetimet për çështjen pas deklaratave të djeshme të Claire Thibout, ish-llogaritare e trashëgimtares së L'Oreal, Liliane Bettencourt.
Thibout, ndër të tjera, deklaroi një 150 mijë euro i ishin dorëzuar arkëtarit të atëhershëm të fushatës elektorale të Sarkozisë, Eric Woerth.
/e.v/