English

Francë - Manuel Noriega Dënohet Me 7 Vjet Heqje Lirie

PARIS, 7 korrik /ATSH-ANSA/ - Ish-diktatori i Panamasë, Manuel Noriega, u dënua sot me shtatë vjet heqje lirie nga një gjykatë e Parisit me akuzën për riciklim parash. Paratë e pastruara vinin nga trafiku i lëndëve narkotike, në lidhje me kartelet kolumbiane. Ish-diktatori panamez u ekstradua në Francë në muajin prill, pasi ishte gjykuar në mungesë në vitin 1999 për të njëjtën akuzë. /e.v/
KOMENTE