Bruksel, 7 Korrik, NOA – Palët e politikës shqiptare, qoftë pozita ashtu edhe opozita, duhet të marrin përgjegjësitë që u takojnë lidhur me zgjidhjen e krizës politike në vend, për t’i krijuar kështu mundësinë edhe Komisionit Evropian që të vendosë në mënyrë të qartë më tej lidhur me ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë.
Kështu ka bërë me dije komisionari evropian për Zgjerimin, Stefan Fule, gjatë një deklarate të tij gjatë takimit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë dhe Kosovën.
“Sa i përket Shqipërisë, shpresoj që politika të ndajë përgjegjësinë, qofshin ata që janë në pozitë edhe në opozitë, duke na lejuar kështu që të vendosim një rrugë të qartë”, tha në fjalën e tij Fule.
Më tej, ai ka shtuar se është fakt që Shqipëria ka bërë një progres të madh në përmbushjen e kritereve të saj lidhur me liberalizimin e vizave, duke shtuar se gjithsesi, ka kritere të tjera të cilat duhen përmbushur.
Prandaj në këtë kuadër, ka përshëndetur edhe rezolutën e miratuar nga Parlamenti Evropian lidhur me heqjen e vizave.
Më tej, ai ka folur edhe mbi lirinë e medias shqiptare, e cila sipas tij duhet të shënojë një rritje të re, pa harruar të përmendë edhe arritjet e reformave të kryera deri tani nga qeverisja shqiptare.
Ndërsa në lidhje me Kosovën, eurodeputeti i njohur për Zgjerimin se “edhe ky vend duhet të ecë në rrugën e integrimit dhe heqjes së vizave”.
Duke bërë me dije më pas se në datën 25 korrik, Komisioni Evropian do të çojë një mision atje për të parë sesi jamë përmbushur kriteret ... (vijon).
n.e/NOA