Rusi, 7 Korrik NOA - Kanë qenë rreth 300 të mbytur, si pasojë e një zhytjeje që kanë kryer në ujëra të ndaluar dhe kjo pas konsumimit të alkoolit. Ky është bilanci i dhjetë ditëve të fundit të nxehta, në një rekord të vërtetë në Rusi.
Një i ngrohtë i tmerrshëm ka bërë veçanërisht në Moskë ku njerëzit janë hedhur në sulm të pishinave, burimeve ujore, lumenjve dhe pellgjeve.
Edhe bujqësia është në krizë si pasojë e thatësirës së zgjatur, sidomos në rajonin e Vollgës, ku temperaturat kanë arritur rreth 40 gradë dhe tashmë kanë djegur 15% të tokës së kultivuar.
Autoritetet konfirmuan se është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në 12 rajone.
r.b/NOA