Gjermani - Qeveria Aprovon Buxhetin E Vitit 2011
BERLIN, 7 korrik /ATSH-ANSA/ - Qeveria gjermane filloi sot me zbatimin e planit të kursimit që është miratuar nga koalicioni Cdu-Csu-Fdp, duke aprovuar buxhetin e vitit 2011 dhe planin e shpenzimeve për periudhën 2011-2014.
Për vitin e ardhshëm, Gjermania ka një buxhet prej 307 miliardë euro, që sheh reduktimin e shpenzimeve publike me 11 miliardë euro, krahasuar me atë të vitit 2010 (-3.8%). Ndërsa brenda vitit 2014, buxheti do të reduktohet në 301 miliardë euro.
Plani, që duhet të aprovohet nga parlamenti brenda fundit të muajit nëntor, parashikon për vitin 2011 një reduktim të deficitit me 57.5 miliardë euro, kundrejt 65.2 miliardë të këtij viti.
/e.v/