English

I vuri zjarrin shtëpisë së ish-gruas, arratiset

Librazhd, 7 Korrik, NOA – Eshtë futur në banesën e ish-bashkëshortes së tij, duke i vënë zjarrin në inat e sipër dhe më pas është larguar.

Ky është akti i rëndë që një burrë ka ndërmarrë ndaj shtëpisë së gruas së mëparshme, në Përrenjas të Librazhdit, e cila siç konfirmojnë burimet policore të këtij rrethi për agjencinë e Lajmeve NOA mban inicialet H.A dhe është 46 vjeçe.

Menjëherë, prej tyre është shpallur në kërkim 46-vjeçari Engjëll Karriqi, i cili mësohet se është edhe autori i kësaj ngjarje e cila ka tronditur zonën e Librazhdit gjatë orëve të vona të natës.

Në vendngjarje u dërgua grupi hetimor i pasi kreu veprimet e para hetimore konstatoi se si pasojë e rënies së zjarrit janë djegur të gjitha orenditë shtëpiake.

Ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, e cila parashikohet nga neni 151 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE