Kolonel Martin Perryman Dekorohet Me Medaljen "Për Shërbime Të Shquara"
TIRANË, 7 Korrik/ATSH/.- Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, dekoroi sot me medaljen "Për shërbime të shquara" shefin e Zyrës së Bashkëpunimit Ushtarak të SHBA-së (ODC), kolonel Martin A. Perryman, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Tiranë.
Në ceremoninë e organizuar,, Imami falenderoi kolonel Perryman për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë strukturave të mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA Shqiptare në proceset reformuese.
Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Imami i dorëzoi ushtarakut amerikan medaljen "Për shërbime të shquara", me motivacionin: "Gjatë periudhës 25 korrik 2008-24 korrik 2010 kolonel Martin A. Perryman ka shërbyer si shef i Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes në Shqipëri. Profesionalizmi, këshillat dhe gjykimi i tij, kanë qenë shumë të vlefshme në ndihmën e dhënë Shtabit të Përgjithshëm dhe FA Shqiptare në reformën e mbrojtjes, modernizimin dhe integrimin në NATO. Ai ka punuar në mënyrë të palodhshme për të forcuar marëdhëniet bilaterale të shkëlqyera midis Republikës së Shqipërisë dhe SHBA në fushën e bashkëpunimit të mbrojtjes. Përpjekjet e tij janë vlerësuar nga Minsitria e Mbrojtjes, Forcat e Armatosura dhe populli i Shqipërisë".
Nga ana e tij, kolonel Perryman vlerësoi bashkëpunimin me palën shqiptare, gjatë qëndrimit dy-vjeçar në krye të Zyrës së Bashkëpunimit Ushtarak të SHBA-së në Tiranë, në kuadër të procesit të reformimit të FA Shqiptare.
/a.s//n.m/