English

Kosovë: Nga Nju Jorku, Ministri Hyseni Drejt Dubrovnikut

PRISHTINË, 7 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, do te udhëtoje nga Nju Jorku për në Dubrovnik, me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Kroacisë, Gordan Jadrokovic, për të marrë pjesë në dy konferenca. Ministria e Jashtme kosovare njofton se Hyseni është ftuar për herë të parë të marrë pjesë në një takim ministror të Kartës së Adriatikut, A-5, në cilësinë e vëzhguesit, që do të mbahet me datën 9 korrik. Ndërkaq, me 10 korrik, Ministri Hyseni, i ftuar nga ministri i Jashtëm kroat, Jadrokovic, do te marre pjesë në Samitin e Kroacisë 2010, i cili për temë këtë vit ka: "Evropa Juglindore përball sfidave globale", ku do të flasë në sesionin plenar "Vizioni i ardhshëm për Evropën Juglindore". Në këtë sesion pritet edhe paraqitja e ministrave të Jashtëm nga Ballkani Perëndimor dhe më gjerë. Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka përfunduar qëndrimin në Nju Jork, ku mori pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit për zhvillimet e fundit në Mitrovicë dhe përgjithësisht në Kosovë. /a.ke/
KOMENTE