English

Kosove - Sejdiu E Mirel Per Bashkepunimin Ne Sundimin E Ligjit Dhe Reformat

PRISHTINË, 7 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, priti sot Pier Mirel, drejtor për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian. "Në takim u diskutua për bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit dhe reformat që janë të nevojshme në këtë sektor", njoftoi zyra e shtypit e Presidentit të Kosovës. Gjatë vizitës në Prishtinë, Mirel dje me kryeministrin Hashim Thaçi ka bashkëkryesuar takimin e parë plenar të procesit të Stabilizim Asociimit, ndërsa sot bashkë me Metka Roksandiç, presidente e grupit të kontaktit të Komitetit Ekonomik e Social Evropian (ECOSOC) për Ballkanin Perëndimor, ka hapur mbledhjen e parë midis Komisionit Evropian dhe shoqërisë civile të Kosovës nën ombrellën e Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asociimit. /a.ke/
KOMENTE