English

Leterme: Kryesimi Belg Do Të Fokusohet Te Reformat Ekonomike

STRASBURG, 7 korrik /ATSH-MIA/ - Në gjashtë muajt e ardhshëm kryesimi belg i BE-së do të fokusohet te reformat ekonomike për të përmirësuar kështu situatën ekonomike të bllokut të 27 vendeve i ballafaquar me krizën, deklaroi sot kryeministri belg, Yves Leterme. Gjatë muajve të fundit, gjendja e rëndë ekonomike e Greqisë dhe frika e përhapjes së saj në Spanjë dhe Portugali lëkundën besimin e BE-së, që ndjeu edhe pasojat nga kriza globale financiare dhe ekonomike. "Sfida e parë para nesh është ripërtëritja e rritjes ekonomike në mënyrë të qëndrueshme ", deklaroi Leterme në fjalimin para Parlamentit Evropian në Strasburg. Kryeministri belg theksoi se vendi i tij do të ndërmjetësonte për arritjen e marrëveshjes për rregullimin e fondeve dhe ndërtimin e sistemit të ri të mbikëqyrjes financiare./ a.jor.
KOMENTE