English

Mbretëresha britanike pas 57 vitesh, mban fjalim në OKB

Uashington, 7 Korrik, NOA – Pas herës së fundit që mbretëresha Elisabeta II kishte vizituar selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në vitin 1953, sot do të ketë një vizitë të re brenda mjediseve të saj prej përfaqësueses së lartë britanike.

Tashmë në moshën 84-vjeçare, mbretëresha Elisabeta II ka mbajtur një fjalim në Asamblenë e OKB-së, duke bërë thirrje për paqe dhe unitet në botë, ndërsa ka folur në tërësi edhe për sfidat kryesore në shekullin e XXI-të.

“Një nga këto sfida është beteja kundër terrorizmit. Një tjetër sfidë janë dhe ndryshimet klimatike, ku duhen analizuar me kujdes rreziqet me të cilat përballen vendet e vogla apo të brishta”, tha mbretëresha britanike.

Hera e fundit kur ajo ishte në podium e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ishte vetëm 12 vjeç dhe Bashkimi Sovjetik kishte nisur një satelit artificial në hapësirë.

Ndërsa këtë herë, mbretëresha Elisabeth këmbënguli për të shkuar në Nju Jork, në selinë e OKB-së pas një udhëtimi nëntë-ditor në Kanada dhe qëllimi i ndalimit ishte për të vënë një kurorë te memoriali i viktimave të sulmit të 11 shtatorit, ku u vranë edhe 61 britanikë.

n.e/NOA

KOMENTE