English

Meta në Elbasan: Opozita të kontribuojë në proceset integruese të vendit (VIDEO)

Elbasan, 7 Korrik, NOA – Opozita duhet të kontribuojë në proceset integruese të vendit, tashmë që ai po shënon hapa të rëndësishëm në këtë kuadër.

Kështu është shprehur kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë një takim me strukturat e kësaj force politike të qarkut të Elbasanit.

Siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA, gjatë këtij takimi u bisedua për marrjen e vendimeve organizative të partisë dhe situatën politike.

“Zgjedhjet vendore po trokasin dhe LSI kërkon qe reforma zgjedhore të jetë prioritet dhe mes PD-së dhe PS-së të ketë konsensus”, u shpreh ai.

Më tej, theksoi se Shqipëria është në prag të liberalizimit të vizave pasi janë përmbushur të gjitha standardet.

“Qeveria dhe administrata iu është përgjigjur të gjitha pyetjeve të Pyetësorit dhe procesi do të vazhdojë, por duhet edhe kontributi i opozitës”, tha ai lidhur me një fakt të tillë. Ndërkohë Meta foli edhe reformën zgjedhore duke u shprehur se kodi i ri duhet të jetë gjithëpërfshirës, pasi edhe ndërkombëtarët kane apeluar për transparencën e zgjedhjeve vendore.

Por sipas Metës, përpjekja është e sforcuar për të mos respektuar thelbin e respektimit te transparencës zgjedhore dhe kushtetuese.

n.e/NOA

{youtube}phKy2IDMB4I{/youtube}

KOMENTE