English

Ministri Basha Në 20 Korrik Në Komisionin E Sigurisë Në Parlament

TIRANE, 7 Korrik/ATSH/- Ministria e Brendshme reagoi sot ndaj deklaratës së Partisë Socialiste për mospjesmarrjen e tij në Komisionin e Sigurisë në Parlament. Zyra e shtypit në Ministrinë e Brendshme, njoftoi sot se, ministri Lulzim Basha hedh poshtë deklaratën e deputetit të Partisë Socialiste, Asllan Dogjani, lidhur me paraqitjen në seancën dëgjimore në Komisionin e Sigurisë të Kuvendit të Shqipërisë. "Ministri i Brendshëm Lulzim Basha në komunikim të vazhdueshëm dhe bashkërendim të axhendës institucionale me Kryetarin e Komisionit të Sigurisë së Kuvendit të Shqipërisë, kanë rënë dakort që seanca dëgjimore me anëtarët e këtij komisioni të zhvillohet në datën 20 Korrik", thuhet në deklaratën e ministrisë së Brendshme./a.m//n.m/
KOMENTE